Tmerrohet Daçiqi nga paralajmërimi i Albin Kurtit, për futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak


Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka reaguar ashpër pas njoftimit të futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti.

“Me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-së. Do t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak, ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje tre mujore i cili do t’i ndihëmoj FSK-së t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, tha Kurti sot në Kuvendin e Kosovës.

“Veçanërisht e rrezikshme është njoftimi i futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak , sepse në këtë mënyrë serbët do të detyroheshin praktikisht të shërbenin në Ushtrinë e Kosovës. Zoti na ruajt, do të detyroheshin të qëllonin vëllezërit e tyre serbë”, paralajmëroi Daçiç.

Baby Boo