Tmerri që u ndodhi atyre që folën kundër Kinës komuniste dhe Covid-19


Trokitja e frikshme në derë erdhi pas mesdite. Jashtë ishin dy burra të maskuar me kostumet speciale kundër COVID-19, të cilët i thanë biznesmenit Fang Bin se kishin ardhur për ta marrë atë dhe për ta çuar në një karantinë.

Por, Bin, një tregtar tekstili, rreth të 40-ave, nuk ishte i sëmurë dhe burrat jashtë apartamentit të tij në Wuhan nuk ishin mjekë. Ata ishin ocerë policie qëpo zbatonin urdhëra të Partisë Komuniste Kineze. ‘Krimi’ i Fang ishte sepse kishte postuar një video që ai kishte lmuar njerëzit që vdesin nga virusi në rrugë dhe spitalet e mbushura me persona që kërkonin ndihmë, në një kohë kur Kina këmbënguli që virusi ishte nën kontroll.

Kjo video u pa rreth 200,000 herë para se ajo të fshihej nga interneti. Daily Mail shkruan më tej se ocerët e morën me dhunë biznemenin nga banesa e tij, pa e pyetur aspak nëse kishte dëshirë të shkonte me ta. Ata e morën me dhunë në pyetje, dhe i dhanë një urdhër të prerë, të ndalonte së përhapuri ‘thashethemet’ për virusin, duke e paraljëmruar se do t’i konskonin kompjuterin e tij. Në orët e para të mëngjesit, Bin u la i lirë.

Një javë më vonë, më 9 shkurt, Fang postoi një tjetër video, këtë herë duke edhe një thirrje krah videos: Qytetarët rezistojnë! Policia u kthye në shtëpinë e tij dhe për biznesmenin e tekstileve tashmë nuk dihet asgjë për më shumë se dy muajsh. Sipas banorëve të zonës, Fang, ishte një njeri i dalluar, një nga zërat që u zhdukën nga qeveria kineze, sepse kishte treguar gjendjen e tmerrshme të shpërthimit të COVID-19. Fati i tyre është i panjohur, por grupet e të drejtave të njeriut besojnë se Fang, së bashku me avokatin Chen Qiushi dhe ish-reporterin e televizionit shtetëror Li Zehua, po torturohen dhe detyrohen të shkruajnë rrëme në qendrat e paraburgimit, ku, në periudha më normale, policia kineze.

Baby Boo