Tmerri që përjetuan pushuesit pas mbytjes së 22-vjeçarit : Askush nuk hapte telefonin, e mbuluam me peshqirë plazhi


Një 22-vjeçar u mbyt ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit. Pushuesit kanë rrëfyer për “BalkanWeb”, të gjithë ngjarjen, duke treguar tmerrin e përjetuar dhe neglizhencën totale të policisë dhe ambulancës. Sipas pushuesve, ata kishin 1 orë që kishin lajmëruar policinë, dhe në vendngjarje është paraqitur vetëm një polic i zonës.

“Policia është njoftuar nga pushuesit e tjerë prej rreth një ore por përveç një polici të zonës, askush nuk ka ardhur në vend. Kemi telefonuar 129 që në orën 12:10, askush nuk e hapte telefonin. Lajmëruam forcat zjarrfikëse dhe ata u lidhën më pas me policinë por sërish nuk kanë ardhur as polumbarë e as ambulancë në plazh”, deklarojnë pushuesit për.

Baby Boo