Tmerret e Aushficit Shqiptarë (Kujdes, foto të rënda)


Nata e frikshme e 23 maj 1999 në Burgun e Dubravës.
Si sot njëzetë e një vite para, ishim të vendosur në sallën e sportit në burgun e Dubravës duke ju dhënë ndihmë të plagosurëve, që kishin mundur të ju mbijetonin plagëve të marra nga masakra e 22 majit në fushën e sportit që kishin bërë gardianët, ushtarët, policët dhe të burgosur serbe mbi të burgosurit Shqiptarë.

Kjo natë më kujton një ekip vullnetar të burgosurëve Shqiptarë ku ishim: Unë së bashku me Bislim Zogaj, Asllan Selimin, Isak Shabani, Aqif Ilazi, Abaz Qerimi, Dylber Beka, Filip Pjetri, Shefqet Kabashi (dhe tre te tjere qe spo me kujtohen emrat), duke ju ndenjur të koka të plagosurëve, për të ju lehtësuar dhëmbjet e shëruar plagët me fjalë dhe me ato mjete që kishim, pak jod dhe duke shkyer kanotierët ( maicat) për të ju lidhur plagët.

Tërë natën ishim aty me të plagosur, pa gjumë. Ndonjëri flinte nga lodhja, ndonjëri fliste ultë me tjetrin, ndonjëri kujtonte të afërmit e vet rrinte me sy çelë, ndonjëri rrënkonte nga dhëmbjet, ofshante në sallën e errët që në vete ngjallte frikë, sepse askush nuk e dinte çfarë do na sjellë dita e nesërme. Të gjithë ishin në panik. 113 të burgosur të shtrirë në sallë dhe në që ishim vullnetar e rrinim kujdestar 12 vet me ta. Po ne pritnim çdo gjë, të papritur dhe kjo pritje ishte tmerruese që ngjallte frikë te të plagosurit. Ne ju rrinim afër, ju flitnim mos të kenë frikë, do të bëhet mirë, tashmë ka përfunduar ai tmerr, ajo plojë, ajo masakër, tashmë ka ardh kryqi i kuq dhe ata do të kujdesën për ne.

Ata besonin në këto që thonim, e unë dyshoja në thënien time, sepse ngjarjet kishin treguar që nuk duhet besuar, por më duhej ti mbaja me vullnet, të ju zbutja frikën të burgosurëve me fjalë, se tani këta do të na tërheqin nga këtu e do të kujdeset për ne kryqi i kuq , do të vijnë mjek e do të shërojmë plagët e shërohemi. Unë kisha plagën në shpatullë e dorën të lidhur me kanotier (maicë ) dhe të burgosurit kishin besim te unë e te ne si ekip aty. Unë mendoja në vete aty, se liria ka çmimin e shtrejtë dhe jeta jonë, ky gjak I derdhur këtu në burg dhe këto plagë janë në shërbim të lirisë e çlirimit të vendit tonë, Kosovës sonë të larë me gjak në shekuj. Nata ishte e errët dhe e gjatë sa nata skishte fund. Nata pritjen e bënte dhe më të gjatë, kjo në errësirrë, duke e pa fund, në heshtjen herë herë kur e kaplonte sallën. Nuk shihej askun agu. Dhe agu erdhi I frikshëm. Po ishte ditë tashmë dhe zoti ishte me ne.

Baby Boo