Tmerr në Shkup, pit-bulli masakron një qen, përgjak dhe vajzën që e shëtiste! Ja në cilën lagje!


Dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Karposh të Shkupit. Siç njofton policia, një qen i racës pit bull ka sulmuar një qen tjetër deri sa e ka shëtitur një vajzë e moshës adoleshente, transmeton Gazeta Lajm. Qeni i sulmuar ka ngordhur, kurse lëndime ka marrë edhe vajza e cila e ka shëtitur.
“Më datë 18.04.2018 në ora 20,00 në Stacionin policor në Karposh, D.T. 52 vjeçar ka njoftuar policinë se të njëjtën ditë rreth orës 16 e 30 minuta, deri sa vajza e tij adoleshente e ka shëtitur qenin e tyre, ai është sulmuar nga një qen më i madh, me siguri i racës pit-bull, dhe i njëjti ka ndërruar jetë nga lëndimet. Gjatë tentimit për ta shpëtuar dhe për ta larguar, vajza ka marrë plagë si pasojë nga kafshimi në dy duart”, njoftoi policia.

Baby Boo