Tmerr gjatë natës, 23-vjeçari përndjek dhe i futet me armë në shtëpi gruas nga Shkodra


Nje 23 vjeçar, Besnik Hyseni, banues në Vushtri, Kosovë, eshte arrestuar nga Policia e Shkodres pasi i ishte futur me force ne shtepi nje shtetasje me inicialet A.G..

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G. e cila ka telefonuar policinë, dhe falë reagimit të shpejtë të policisë, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartëpërmendur, ku ju gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip Zastava e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Baby Boo