Tmerr! 10-vjeçari gjendet i vdekur brenda një valixheje në koshin e plehrave. Kush dyshohet?


Një ngjarje horror ka tronditur Francën. Një fëmijë 10-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një valixheje dhe i hedhur në një kosh plehrash.

Policia franceze dyshon se e dyshuara kryesore për këtë ngjarje është nëna e 10-vjeçarit.

Pas kontrollit që u bë brenda shtëpisë ku jetonin janë gjetur gjurmë gjaku. Sakaq denoncimin në polici për zhdukjen e 10-vjeçarit është bërë nga bashkëshorti i 33-vjeçares.

Pas disa orësh kërkime autoritetet gjetën një valixhe ku ishte edhe fëmija i vdekur, cili kishte plagë të shumta që dyshohet se janë bërë me thikë.

Megjithatë pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes . Ndërkohë 33-vjeçarja e cila ishte larguar nga banesa pa asnjë njoftim dhe pa marrë sendet e saj personale është arrestuar nga policia dhe ndodhet në ambientet e paraburgimit.

Baby Boo