Tjetër zjarr në Greqi, tym e flakë në ishullin e famshëm!


Pak pasi flakët në rajonin e Atikës u vunë nën kontroll, Greqia është tronditur ditën e sotme nga një tjetër zjarr i fuqishëm.

Kliko per me shume info
Mediat vendase raportojnë se një tjetër ka shpërthyer vatër zjarri në ishullin e Rodosit, pranë parkut arkeologjik të Monte Smith, i njohur ndryshe si ‘Akropolili i Rodosit’.

Era e fortë favorizoi përhapjen me shpejtësi të flakëve, duke bërë që qendra e qytetit është mbuluar nga tymi, ndërkohë që banorët janë evakuuar me shpjetësi.

Ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit, në mënyrë që mos të përsëritet fatkeqësia e Atikës.

Greqia përcëllohet nga dhjetëra vatra zjarri pothuajse çdo verë dhe në shumicën e rasteve, autoritetet kanë ndërhyrë në kohë rekord, për të zbrapsur flakët nga zonat e banuara.

Baby Boo