Tjetër virus godet Kinën, raportohet rasti i parë me H10N3 tek njerëzit


Komisioni Kombëtar për Shëndetin në Kinë bën me dije se një 41 vjeçar në provincën lindore të Jiangsu është personi i parë i infektuar me virusin e gripit të shpendëve H10N3.
Në deklaratën për shtyp të këtij komiteti mësohet se burri nga qyteti Zhenjiang u shtrua në spital në fund të prillit pasi shfaqi temperaturë dhe disa simptoma të tjera.

Ai u diagnostikua me virusin H10N3, por nuk jepen detaje për mënyrën se si është infektuar.
H10N3 është një variant i gripit të shpendëve, por më pak i rrezikshëm dhe me mundësi më të ulët për t’u përhapur.
Personi i infektuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt pritet të dalë nga spitali.

Baby Boo