Tjetër vetëvrasje në Maqedoni, kësaj here ndodh në Sfillare të Poshtme


Setkiu 46 vjecar nga Sfillarja e Poshtme e Shkupit është personi që i dha fund jetës duke u varur me litar, mëson eksluzivisht portali, Amerika-RADIO.

Ai në orët e hershme të mëngjesit është larguar nga 3 fëmijët e tij dhe ka bërë vetëvrasje.

47-vjeçari Setki M, në orët e hershme të mëngjesit është gjetur i pajetë në ambientet e shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, Setki M., rreth 47 vjeç nuk ka pasur shenja dhune në trup. Ndërkohë që dyshohet se ai është vetëvrarë me litar,ku u gjet i varur.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave/shkaqeve të ngjarjes.

Jozyrtarisht portali Amerika-RADIO mëson se Setkiu i ndjerë ka qenë i papunë dhe prind i 3 femijëve të vegjël.

Baby Boo