Tjetër tragjedi në Turqi/ Kamioni merr para turmën dhe lë 8 të vdekur, mes tyre një fëmijë


Një tjetër tragjedi është regjistruar ditën e sotme në Turqi, pas aksidentit të rëndë në orët e para të mëngjesit që la 15 viktima.

Një kamion është përplasur me mjekët e ndihmës së parë qe po asistonin viktimat e një tjetër aksidenti. Mediat në vend raportojnë se kamioni u përplas me turmën e njerëzve vetëm pak minuta pasi në vendin e ngjarjes një tjetër kamion ishte përplasur me dy automjete. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në distriktin juglindor të Turqisë, Mardin.

Për pasojë, tetë persona kanë humbur jetën dhe një numër i madh qytetarësh të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti, sipas asaj që raportojnë mediat, ishte i ngjashëm me masakrën në Gaziantep ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur 21 persona.

Fillimisht, pranë një karburanti në zonë, një kamioni gjysmërimorkio nuk i punuan frenat dhe u rrotullua dy herë e më pas u përplas me dy automjete të tjera. Më pas, një kamion tjetër që vinte nga pas goditi ekipin e parë mjekësor dhe qytetarët e mbledhur në afërsi.

Mes viktimave kishte dhe fëmijë.

Baby Boo