Tjetër tragjedi në Egje/ Humbin jetën pesë emigrantë, mes tyre katër fëmijë


Një tragjedi e re detare me emigrantë është regjistruar përsëri në Greqi, kësaj here pranë brigjeve të ishullit Lero në Egjeun juglindor.

Pesë emigrantë, midis tyre katër fëmijë kanë humbur jetën pasi barka me të cilën vinin nga brigjet turke është copëtuar në shkëmbinj dhe është shkatërruar. Në një operacion të Rojës bregdetare greke janë shpëtuar të paktën 41 persona që janë nxjerrë nga deti, ndërsa është gjetur edhe trupi pa jetë i një gruaje.

Baby Boo