Tjetër skandal në ‘Përputhen’/ Atdheu kapet mat, fotoja përkrah një vajze bën xhiron e rrjetit


Orët e fundit po bën xhiron e rrjetit një fotografi e Atdhe Xharavinës të “Për’puthen” përkrah një vajze. Ishte faqja “Padorashka” në Instagram ajo që publikoi fotografinë në fjalë. Menjëherë kanë nisur aludimet se konkurrenti është në një romancë dhe se prania e tij në emision është veçse për show.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Atdheu përflitet për një lidhje jashtë programit. Në fillim të këtij muaji qarkulloi një video e tij ku shfaqej në një pishinë të mbyllur, shumë pranë një vajze.

Dyshja shfaqej duke biseduar dhe qeshur, teksa shijonte momente qetësie. Por, Atdheu sqaroi më tej se videoja kompromentuese e çiftit në pishinë ishte në fakt pjesë e një reklame që ai kishte realizuar.

Baby Boo