Tjetër skandal në Hollywood, Morgan Freeman akuzohet nga 8 gra për ngacmim seksual


Një skandal i ri trondit botën e spektaklit në SHBA. Aktori Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga 8 gra. Lajmin e bën të ditur CCN, që citon pretendimet e viktimave të mundshme të prekjeve, komenteve jo të këndshme dhe sjelljeve të papërshtatshme që thuhet të kenë ndodhur gjatë xhirimeve të filmave “Going in style”, “Now you see me”, e në kontekste të tjera profesionale.

Përpos 8 grave, disa të tjera kanë konfirmuar për CNN se kanë asistuar në ngacmime të kryera nga Freeman tek persona të tjerë. Mes viktimave të pretenduara është një asistente prodhimi e filmit ‘Going in style’, e cila thotë se i ishte nënshtruar komenteve të përditshme lidhur me pamjen e saj, mesazheve të pakërkuara dhe prekjeve, transmeton Java News.

Madje një herë Freeman kishte tentuar t’i ngrinte fundin. Ndërkaq, një pjesëtare e stafit të filmit ‘Now you see me’ rrëfen se aktori i njohur kryesisht për rolet pozitive, e kishte bezdisur atë dhe koleget e tjera me komente lidhur me pamjen e tyre fizike.

Ylli i filmave amerikanë, Morgan Freeman, i ka kërkuar falje të gjitha grave që ka ofenduar me sjelljen e tij.

Reagimi i tij vjen pasi gjigandi mediatik“CNN” që publikoi lajmin se tetë gra që kanë punuar me Morgan, e kanë akuzuar për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme.

Në një intervistë për “Dailymail”, 80-vjeçari është shprehur: “Kushdo që më njeh mua ose ka punuar me mua e di që nuk jam një person që do të ofendonte me qëllim askënd. I kërkoj falje, kujdo që është ndjer i ofenduar dhe në siklet. Nuk ka qënë kurrë qëllimi im”.

Morgan Freeman është prej kohësh një prej personaliteteve më me ndikim të komunitetit afro-amerikan. Një aktor profili, ai është vlerësuar me Oscar për interpretimin në “Million Dollar Baby” dhe është kandiduar 4 herë të tjera për rolet e famshme në filma të tillë si “Invictus”, ‘Krahët e Lirisë’, etj.

Baby Boo