TJETËR SHERR NË RESTORANT, SHQIPTARI TENTON TË VRASË RUMUNIN


Një sherr ka ndodhur orët e para të së dielës në një lokal në Isaevorstadt të Mynihut në Gjermani, ku një shqiptar ka plagosur një rumun.

Siç raportohet nga mediat lokale, sherri mes dy grupeve ka nisur brenda një restoranti.

22 vjeçari shqiptar, ka qëlluar me një shishe të thyer një rumun 19 vjeç, ku ky i fundit u transportua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Raportohet se adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari është vënë në pranga për akuzën e tentativës së vrasjes ndaj rumunit.

Baby Boo