Tjetër krim në Vlorë, mësoni çfarë ka ndodhur gjatë natës


Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Vlorë.

Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se një automjet tip “Benz” është djegur gjatë natës në lagjen “Dëshmorët”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele.

Automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati në rrugë kryesore.

Është njoftuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë që po punohet për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Baby Boo