Tjetër këngëtare nga Përputhen, por këtë herë si bashkëpunim me Arjan Konomin?


Fenomeni që të gjithë ish konkurrentët e Përputhen po bëjnë këngë, ka patur shumë reagime si nga muzikantë ashtu edhe personazhe të tjerë të emisionit. Ana Lleshi sapo ka publikuar këngën e saj të parë me titull “Deal”, e cila ka patur shumë kritika.Ndër të parat që reagoi ishte Sindi Loci, e cila nëpërmjet një statusi shkruante: “Një minutë qetësi për industrinë e muzikës”.

Së fundi Ana Kauri ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit, ku njëri prej tyre e pyet se kur do ta realizojë ajo një këngë si gjithë ish konkurrentët e tjerë. Ana është përgjigjur me ironi dhe shumë humor duke shkruar: “Unë do të bëj bashkëpunim me Arjan Konomin. Si mendoni më pranon?”

Baby Boo