Tjetër charter ulet në Rinas, turistë nga Kopenhageni zgjedhin Shqipërinë


Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion tërheqës për turistë nga vende të ndryshme të Europës dhe botës.

Një tjetër charter me turistë është ulur në Aeroportin e Rinasit. Bëhet fjalë për charterin e parë me turistë nga Kopenhageni të cilët kanë zgjedhur të eksplorojnë vendin tonë.

Numri i turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë sa vjen dhe rritet.

Vetëm pak ditë më parë, në Rinas mbërriti charteri i parë i drejtpërdrejtë nga Izraeli.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka deklaruar se gjatë gjithë sezonit turistik do të ulen në Rinas rreth 300 chartera të cilët do të sjellin turistë jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia, Çekia, por edhe nga Anglia e Gjermania.

Baby Boo