Titull komentues ku thuhet se për Zaevin është më i rëndësishëm pushimi se sa qeveria e re


Media digjitale “Deneshen” publikoi një tekst në të cilin është shkruar për planet e koalicionit “Mundemi” për periudhën deri në përfundimin e punës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Shkruan: Vesna Kollovska – Vërtetmatësi
Teksti paraqet një deklaratë të përcjellë nga Plusinfo, ku është theksuar burimi , por pa link. Megjithatë, teksti nuk prezanton më shumë informacion por komenton, madje edhe hedh akuza që në titull. Si pjesë e tekstit është bashkëngjitur një foto e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev nga pushimi i tij i shkurtër në Halkidiki Greqi, në vitin 2018 të cilën asokohe e publikuan mediet greke.

Teksti thotë se për Zaevin më shumë rëndësi ka pushimi se sa formimi i qeverisë së re, edhe pse në vazhdim të tesktit jepen sqarime se përse koalicioni ka marrë pushim.
Koalicioni “Mundemi” i LSDM-së në pritje të rezultateve përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nga sot do fillojë me pushimet deri në datë 2 gusht, publikuan një numër i madh i medieve. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev bisedimet për përbërjen e qeverisë së re do i fillojë më 2 gusht, thotë për Plusinfo një funksioner i lartë i LSDM-së.
Në një kohë kur 80% e përdoruesve të rrjeteve sociale i lexojnë vetëm titujt pa u munduar ta hapin linkun dhe ta lexojnë tekstin në vazhdim, shihet qartë qëllimi i autorit për ta dezin*formuar dhe për ta mani*puluar lexuesin.

Gjatë shkrimit të lajmit gazetari duhet të mbajë pozitë neutrale, i lirë nga detyrimet ndaj një strukture të caktuar, por njëkohësisht detyra e tij e vetme është detyrimi që ka ndaj publikut, ta informojë sipas parimeve themelore etike dhe të gazetarisë.
Në Коdin etik të gazetarëve në pjesën për parimet e punës, theksohet:
E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është të përpiqen të parandalojnë cen*surën dhe shtrembërimin e lajmeve.

Baby Boo