“Titanik”, “Talir” dhe “Tenderët” fillojnë nga e para, shkarkohet gjykatësi porotë


Rasti më i madh i Prokurorisë Speciale, “Titanik”, me 21 të ak*uzuar për parregullsi zgjedhore, do fillojë nga e para. Arsyeja është vendimi i Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e anëtarit të porotës Mitko Sandev. Rasti filloi të gjykohet në vitin 2018. Pas tre viteve gjykim, provat e paraqitura nga prokuroria, 150 dëshmitarë të dëgjuar, “Titaniku” fillon nga e para për shkak të shkarkimit. “Titaniku” është një nga rastet kryesore të ish Prokurorisë Speciale. Mashtrime zgjedhore, keqpërdorimi i financave për fushatë, ryshfet dhe blerje e votave janë disa nga kualifikimet. Në mesin e të akuzuarve janë ish krerët e VMRO – DPMNE-së.

Të aku*zuarit në rastin “Titanik”: Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski, Martin Protugjer, Gordana Jankuloska, Ilija Dimovski.
Shkarkimi i anëtarit të porotës Mitko Sandev dhe më parë i gjykatësit Goran Boshevski, do të thotë fillim i ri i gjykimit për rastin “Talir 1” për financimin e paligjshëm të VMRO – DPMNE-së. Sipas Prokurorisë së atëhershme Speciale, mbi 4.5 milion euro ishin paguar në arkën e partisë VMRO – DPMNE, përmes fletëpagesave të aktivistëve të partisë, edhe pse personat e shënuar në fletëpagesa nuk i kanë paguar paratë personalisht.

Për shkak të rastit “Talir”, gjykata ngriu pronën e VMRO – DPMNE-së në vitin 2018, Pallatin e Bardhë si dhe 68 prona të tjera. Të ak*uzuar ishin gjashtë persona. Deri më tani, në gjykim, që është në fillim, janë dëgjuar 20 dëshmitarë dhe janë prezantuar rreth 2 mijë fletëpagesa përmes të cilave janë paguar mjetet.
Të ak*uzuarit në rastin “Talir 1”: Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Ilija Dimovski, Leko Ristovski.

Rasti i tretë që bie me shkarkimin e anëtarit të porotës Mitko Sandev është “Tenderat”. Rasti ka të bëjë me shpërdorime me tenderin për ndërtimin e muzeut të VMRO-së. Një ditë më parë në Gjykatën Penale caktuar seanca për fjalët përmbyllëse për këtë rast. Por gjykimi u shty sepse një nga të ak*uzuarit kishte virus. Edhe ky gjykim, i cili filloi para tre vjetëve dhe arriti deri në fund, tani do të fillojë nga e para. Të ak*uzuar janë ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska dhe dy persona të tjerë.

Nga fillimi do të fillojë edhe rasti për autostradat kineze për shkak të shkarkimit të gjykatësit Goran Boshevski. Për këtë epilog të papritur të rasteve kryesore gjyqësore të iniciuara nga Prokuroria Speciale që pas disa viteve duhej të përfundonin me aktvendime tani kthehen nga fillimi, nga Gjykata Penale vetëm shkurt informojnë se Gjykata bën shpërndarjen e rasteve ku gjykatës ka qenë Boshevski, ndërsa për vendimin e Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e anëtarit të porotës Mitko Sandev, ende nuk janë njoftuar.

Baby Boo