“Titanik”, Jankullovska mungoi


Seanca për rastin “Titanik” është anuluar për shkak mungesës së të akuzuarës Gordana Jankullovska. Sipas avokates, Jankullovska është ende në spitalin ku ka lindur foshnjën e saj.

Vazhdimi i seancës është caktuar për më 16 gusht. Gjykatësi Osman Shabani në seancë tha se “le të jetë shëndoshë e mirë fëmija e Jankullovskës” por porositi të akuzuarën se më 16 gusht, duhet të paraqitet në seancën në të cilën akuzohet. Gjykatësi tha se i jep Jankullovskës 45 ditë, aq sa është minimumi ligjor për të qenë me foshnjën.

Baby Boo