“Titanik”, Gruevski kërkon ndërrimin e trupit gjykues


Për kërkesën e mbrojtjes për përjashtmin e gjykatësve në lëndën “Titanik”, do të vendosë Gjykata e Apelit. Avokati Elenko Milanov kërkoi përjashtimin e gjykatësve Osman Çabani dhe Ognen Stavrev si dhe të Ivan Xholevit dhe zëvendësit të tij Bajazit Bajaziti nga Gjykata Penale dhe i dy gjykatësve nga Gjykata e Apelit. Arsyeja për këtë kërkesë është deklarata e prokurores speciale, Katica janeva e cila në intervistën televizive tha se ka edhe gjykatës të përgjuar, e të cilët veprojnë në lëndët e PSP-së. Ai nuk ka marrë përgjigje nga PSP-ja se për cilët gjykatës bëhet fjalë. Paraprakisht, përjashtim të gjykatësve u kërkua edhe në rastet “Tanku” dhe “TNT”. Në pyetjen e gazetarëve drejtuar të akuzuarit Gruevski nëse do të kërkojë përjashtim të gjykatësve në të gjitha lëndët, ai tha se dëgjohen rekomandimet e avokatëve.

Baby Boo