“Titanik”, Bozhinovski kishte kërkuar inspektime për “Tinex”, pronari nuk kishte financuar VMRO-në


Në rastin “Titanik” për mashtrime zgjedhore, sot në sallën e gjyqit u dëgjuan biseda të përgjuara, të cilat janë dëshmi në procedurat kundër ish drejtuesve të qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së. Bombat kanë të bëjnë me periudhën parazgjedhore të vitit 2011 dhe 2013. Në njërën prej tyre, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski mendojnë tua dërgojnë inspektoratin dyqaneve “Tinex” të Vlladimir Todoroviqit, sepse nuk ka dhënë para për partinë. Midis dëshmive ka një bisedë në lidhje me kambialet që kandidatët për kryetarë të komunave i kanë lënë në selinë e partisë në Shkup, përmes të cilëve ata kanë garantuar besnikëri. Për mashtrime në zgjedhje, janë akuzuar 21 persona, duke përfshirë ish-liderin e partisë, Nikolla Gruevski. Ata ndiqen penalisht për bashkim kriminal, ryshfet në zgjedhje, financim ilegal të fushatës zgjedhore.

Baby Boo