Tirana-Crvena Zvezda, ish trajneri serb: Shqiptarët janë mashtrues, provokues


Tirana pret të martën Crvena Zvezdën në “Air Albania” për fazën eliminatore të Champions League.
Ish-trajneri kuqebardhë, Milan Zivadinovic, u tha lojtarëve që të jenë të zgjuar dhe të mos bien pre e provokimeve në Tiranë.

“Kjo ndeshje në Tiranë është më e vështira psikologjikisht për lojtarët e Zvezda. Ata duhet ta shohin sikur po luajnë finalen e Kupës së Botës, – tha trajneri popullor.

“Unë u them lojtarëve të Zvezda që të mos vihen në siklet në Tiranë, të jenë të vetëdijshëm për stemën e shenjtë dhe fanellën që veshin. Ata duhet të kuptojnë se kjo ndeshje kundër Tiranës duhet të jetë po aq e rëndësishme për ta sa të luanin ndaj Real Madridit”.

“Provokimet janë një pjesë integrale e folklorit të shqiptarëve. Ne nuk mund t’i ndryshojmë në këtë, ata janë të tillë. Plus, ata luajnë në shtëpi, ku do të ndjehen më të fortë se ç’janë. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë provokues, sepse e dinë që ne jemi të ndjeshëm ndaj kësaj”, – shtoi ish-trajneri i Jugosllavisë.

Ai tha se nuk shqetësohet për banderolat provokuese të shqiptarëve dhe se duhet të jetë njësoj edhe për lojtarët e Zvezda, duke nënvizuar se mund të ketë “skena të pakëndshme”, por gjithçka është në dorë të UEFA-as. “Shqiptarët njihen si mashtrues dhe do të kërkojnë një shans atje. Por, e përsëris, ndëshkimi më i madh për ta do të jetë humbja dhe eliminimi nga Champions-i, – shtoi Milan Zivadinovic.

Baby Boo