Time Kadriaj i përgjigjet Haxhiut e Vitisë: Do t’i publikoj të gjitha skandalet tuaja, nuk më ndalni


Deputetja e AAK’së, Time Kadriaj, i ka kthyer përgjigje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe atij të Shëndetësisë, Arben Vitija, të cilët e kritikuan dhe e paralajmëruan për masa ndaj saj për publikimin e një vendimi të ministrisë së shëndetësisë, përmes së cilit disa aktivistë të VV’së lirohen nga obligimi për karantimin.

Kadriaj ka thënë se nuk do të ndalet së publikuari shkeljet e kësaj qeverie, duke thënë se ka favore edhe më të mëdha që qeveritarët u kanë bërë familjarëve të tyre.

“Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish! Prandaj “Diagnozat” tuaja janë korrupsioni dhe pafytyresia juaj”, ka shkruar Kadriaj në reagimin e saj.

Ky është reagimi i plotë i deputetes:

Diagnozat e botuara janë korrupsioni dhe pafytyrësia juaj!

Për Ministren e Shkarkuar të Drejtësisë dhe për Ministrin e Shkarkuar të Shëndetësisë

Në cilësinë e Mjekes që kam qenë edhe në kohë kur nuk është cenuar privatësia por edhe është luftuar për Liri!

Në cilësinë e Mjekes që vazhdoj të jem e di fare mirë se çfarë është Betimi i Hipokratit!

Në cilësinë e Mjekes flas edhe si Deputete!

Prandaj po ua jap një premtim- jo veç që kam botuar “Diagnozat” e sotme por në ditët n‘vijim do vazhdoj t‘botoj edhe materiale tjera me “diagnoza”: vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemra e-maila mesazhe personale që keni dërguar në: Qendrën e Studentëve, Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporës dhe krejt këto me një qëllim: sesi t’u bëhen favore familjarëve, të të afërmve dhe bashkëpartiakëve tuaj!

S’e kam fjalën këtu as për vozitje fëmijësh me makina zyrtare as për dhënie tenderash ish-shefave.

Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara.

Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish!.

Prandaj “Diagnozat” tuaja janë korrupsioni dhe pafytyresia juaj!

(Për saktësi ndaj opinionit unë njoh personalisht qytetarë të asaj liste dhe i kam vendas)

Prokuroria duhet urgjentisht t’i kryen detyrat e veta.

Me qindra njerëz të riatdhesuar e meritojnë barabartesinë poaq sa edhe mija tjerët që po presin kthim në atdhe!

Për këtë jam betuar si Mjeke!

Për këtë jam betuar si Deputate!

Baby Boo