‘Time’ flet për legjendën e thesarit të Mbretit Zog që ndodhet në New York


Zogu I, është ndoshta sundimtari më pak i njohur europian i shekullit XX, dhe pothuajse me siguri më ekstravaganti. Revista “Times” e quante atë “i çuditshmi Mbreti Zog”, ndërsa disa nga bashkëkohësit e tij e përshkruan si “një despot hajdut”, ose si “mbreti i fundit i romantizmit”.

Zogu I, mbreti i shqiptarëve

Zogu I, që e kishte shpallur veten mbret të shqiptarëve në vitin 1928, sundimtar i vetëm i besimit mysliman në Europë, u përpoq të modernizojë një vend të prapambetur, ku ende një pjesë e madhe e pushtetit, mbahej nga krerët e fiseve dhe bejlerët, që kishin sunduan Shqipërinë gjatë Perandorisë Osmane.

I njëjti Zog I (1895-1961), që quhej Ahmet Myftar Bej Zogolli, ishte i biri i një pashai, një udhëheqësi fisnor që dominonte feudin e Matit. Në vitin 1912, Shqipëria u bë shtet i pavarur, edhe pse nën ndikimin e Habsburgëve, dhe i riu Zogolli nisi një karrierë politike, me një ngjitje të shpejtë në pushtet pas vitit 1920, kur Lufta e Parë Botërore kishte ndryshuar strukturën e e Europës.

Shqipëria u drejtua nga qeveri jetë-shkurtra, në të cilat Zogu (shkurtoi mbiemrin, që shpesh kujtonte gjuhën turke) mbajti poste shumë të rëndësishme, si Ministër i Brendshëm dhe drejtues i ushtrisë, derisa u dëbua nga vendi në qershorin e vitit 1924 nga Fan Noli, një prift ortodoks që mori pushtetin me anë të një revoltë të armatosur, të mbështetur nga forcat e së majtës.

Ishte vetëm një periudhë e shkurtër, pasi Zogu , i ndihmuar nga qeveria italiane e Benito Musolinit, si dhe nga myslimanët konservatorë, dhe forcat e ushtrisë së vjetër ruse cariste, u strehua në Jugosllavi. Më 21 janar 1925, ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, përpjekjet reale për të modernizuar një vend ende të strukturuar sipas një skeme feudale, ku bejlerët shfrytëzonin fshatarët që ishin në të vërtetë skllevër, u ndërmorën paralelisht me krijimin e një shteti policor, ku nuk ekzistonin liritë civile dhe ato të shtypit, dhe ku kundërshtarët politikë u eliminuan fizikisht.

Më 1 shtator 1928, Shqipëria nga republikë u bë monarki:Presidenti Zog u bë Zogu I, mbreti i shqiptarëve. Edhe pse ishte një monarki kushtetuese, mbreti praktikisht kishte kompetencat e një diktatori. Edhe pse vuri në zbatim reforma të mëdha, si heqjen e ligjit islamik dhe bujkrobërinë, si dhe hapjen e kufijve për refugjatët hebrenj në vitin 1938.

Zogu I, që nuk u konsiderua kurrë si një sovran “i vërtetë” nga monarkët e tjerë europianë, gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, shënoi mori një rekord të paarritshëm:i mbijetoi 55 atentateve që synonin t’i merrnin jetën. “Gjakmarrja”, ishte ende shumë i gjallë në traditën shqiptare, dhe madje as edhe sundimtari i vendit nuk ishte i sigurt prej saj, një dukuri që mbetet ende një plagë sociale në disa zona rurale të veri të vendit.

Menjëherë pasi u bë mbret, Zogu I prishi fejesën me vajzën e një beu. I ati i ofenduar, kishte të drejtën të vriste njeriun që kishte shkelur premtimin, por jo vetëm kaq:vrasja ishte një detyrim social, që duhet të lante njollën e turpit si pasojë e poshtërimit.

Ndoshta kjo është arsyeja, se përse Zogu I rrallë shfaqet në publik, i rrethuar gjithnjë nga rojet e tij besnikë, të cilët ishin nga fisi i tij, dhe për të njëjtën arsye, nëna e tij sj ishte në krye të mbikëqyrjes së kuzhinës mbretërore, për të parandaluar çdo përpjekje për helmimin e të birit. Megjithatë, atentati i parë ndaj tij, u bë para se të bëhej mbret më 23 shkurt 1924, ndërsa Zogu ndodhej në Parlament.

Beqir Valteri qëlloi dy herë mbi të, në njërën dorë dhe në shpatull, por mbreti i ardhshëm u ul gjithsesi në tryezën e tij, duke thënë:”Gjëra të tilla ndodhin shpesh – ne nuk mund të themi se kur apo ku – prandaj ta marrim këtë çështje me qetësi”. Edhe pse atentatori u “fal”, porositësi i supozuar, opozitari Avni Rustemi, u vra disa muaj më vonë.

Një ngjarje që flet shumë për karakterin e Zogut
Më 21 shkurt 1931, dy burra qëlluan në drejtim të Zogut I, teksa ai po largohej nga Opera e Vjenës. Atentatorët nuk goditën dot objektivin, por qëlluan në kokë njërin prej truprojave të tij. Duket se Zogu , nxori armën që mbante me vete, dhe iu kundërpërgjigjur zjarrit, pa arritur të godasë ndonjërin nga atentatorët.

Policia austriake arrestoi më vonë dy atentatorët, të cilët i përkisnin një rrjeti opozitarësh të mbretit. Ndërkohë, ndërhyrja e qeverisë së Benito Musolinit në çështjet e Shqipërisë, ishte bërë gjithnjë e më e fortë, derisa pas disa masave të Zogut I për të reduktuar ndikimin italian, Shqipëria u pushtua prej Italisë.

Ajo u bë një protektorat i sunduar nga Viktor Emanueli III. Ahmet Zogu I dhe familja e tij (trashëgimtari i fronit, kishte lindur vetëm dy ditë më parë) nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të arratisej, fillimisht në Britani, më pas në Egjipt, dhe pastaj në Francë.

Prona e blerë nga Zogu I në Shtetet e Bashkuara

Mbreti shpresonte të shkonte në Shtetet e Bashkuara, së bashku me një numër të konsiderueshëm të pasuesve të tij. Kjo është arsyeja pse ish- mbreti kishte blerë një pallat prej 60 dhomash pranë Nju Jorkut, që megjithatë nuk u banua kurrë nga familja mbretërore (Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë viza të gjithë anëtarëve të oborrit).

Pavarësisht nga kjo, legjenda thotë se mbreti shqiptar e ka fshehur thesarin në një kështjellë misterioze, që me kalimin e kohës u shkatërrua, ndoshta nga dikush që besohet se ka gjetur kushedi sa pasuri.

Zogu I, e shiti më pas shtëpinë e madhe në SHBA në vitin 1955, për t’u transferuar në Francë, ku jetoi pa burime të mëdha financiare. Prandaj s’ka gjasa që ai të ketë fshehur një thesar në shtëpinë e tij në Amerikë, që pastaj u rrënua pjesërisht. Ahmet Zogu , vdiq në Francë në vitin 1961, për një sëmundje që nuk u bë kurrë e njohur. Por ndoshta nuk ishin pa faj, 200 cigaret që mbreti pinte çdo ditë…

Baby Boo