Tim Shkupi: Jemi rritur me mashtrime, Muhamedi ka pas tjetër emër para zbritjes së Kuranit


Teologu nga Maqedonia e Veriut, Tim Shkupi duket dolur për fenë islame, ka thënë se jemi rritur me mashtrime.

Sipas tij, Kurani është shkruar sa ka qënë gjallë një person, duke mohuar se edhe pejngamberi Muhamed e ka pas emrin ashtu para zbritjes së Kuranit.

“Nëse ma gjejnë hoxhallarët një ajet, një frazë që Kurani ju ka zburit hoxhallarëve, unë këtu e bëj vdekjen. Kurani është si emër dhe Kurani është shkruar sa ka qenë gjallë personi që i ka zbrit dhe ne jemi rrit me mashtrime. Jemi rrit me mendimin se atij që i ka zbritur Kurani, Muhamedi që thonë nuk ka ditë shkrim e lexim, pra ka qenë analfabet. E si mundet një tregëtar me qenë analfabet”, ka thënë Shkupi, në emsionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin në kanal10.

Sipas tij, pejngameri i muslimanëve nuk e ka pas emrin Muhamed.

“Nuk e ka pas emrin Muhamed. Emri Muhamed përmendet katër herë në Kuran. As që ka pas emër Muhamed në atë zonë para zbritjes së Kuranit”, ka thënë Shkupi./Gazeta10/

Baby Boo