TikTok pezullon në Rusi transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjet e reja


Aplikacioni i njohur, TikTok thotë se po pezullon transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në Rusi, ndërkohë që shqyrton implikimin e sigurisë të një ligji të ri që kërcënon të bu*rgos këdo që autoritetet mendojnë se kanë përhapur lajme “të rreme” në forcat e ar*matosura.

Platforma sipas BBC, thotë se shërbimi i saj i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet.
“Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë rrethanat në zhvillim në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojmë plotësisht shërbimet tona me sigurinë si përparësinë tonë kryesore”, thotë kompania.

Ka rreth 70 milionë përdorues mujor të TikTok në Rusi, por zhvilluesit atje kanë nisur një shërbim rival.
Një numër i organizatave ndërkombëtare të medias kanë pezulluar punën e tyre në Rusi, duke përmendur shqetësimet për sigurinë e punëtorëve të tyre me ligjin e ri.
Ato përfshijnë BBC, Bloomberg News, CBC të Kanadasë, transmetuesit publikë gjermanë ARD dhe ZDF dhe Rai të Italisë, ndër të tjera. Ndërkohë qeveria ruse ka ndaluar hyrjen në Facebook.

Baby Boo