Tiganj: Na vjen keq që nuk morët datë për negociata, mos u dorëzoni!


Kroacia është mbështetëse e fortë politike dhe teknike e Maqedonisë së Veriut në eurointergimin e saj tha ambasadorja kroate në vend Nives Tiganj, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Tiganj foli edhe për bllokadën bullgarë ndaj vendit, për të cilën u shpreh se nëpërmjet dialogut dhe kompromisit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë mund të arrihet zgjidhje.

“Besojmë në dialog dhe inkurajojmë dialog, poashtu besojmë në kompromis. Edhe Kroacia në rrugën e saj negociuese kishte pengesa.

Besojmë në angazhim e kësaj Qeverie, në vazhdimin e dialogut dhe besoj se këto dy vende do të arrijnë zgjidhje e cila nuk do të jetë pengesë për Maqedoninë e Veriut gjatë anëtarësimin, më saktësisht vazhdimin e procesit negociues”, tha Nives Tiganj – Ambasadore e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo