Tifozi i ri s’mund t’i përmbajë emocionet pasi e merr autografin e Messit


Barcelona e postoi një video që shfaq se çfarë do të thotë futbolli për një djalosh të ri. Tifozi i ri i Newll’s Old Boys shpërtheu në lot gëzimi teksa Lionel Messi ia bëri një autograf në fanellën e klubit të tij.

Disa tifozë e priten argjentinasin me shpresën se ai do t’u jepte autografe apo të bënte fotografi me ta, transmeton Gazeta Express.

Ëndrra e tifozit të ri u bë realitet dhe Messi i kuptoi emocionet e tij, pasi e përkëdheli me dashuri derisa po kalonte, por më pas u rikthye dhe bëri fotografi me të.

“Rrëqethje, kur të kaplojnë emocionet pasi e sheh idolin tënd”, shkroi Barcelona në Twitter.

Baby Boo