Tifozi i dënuar merr me qira vinç për të parë ndeshjen


Tifozët njihen për dashurinë e tyre të madhe ndaj ekipeve të zemrës që shpesh i shtyjnë të bëjnë edhe “çmenduria”.

I tillë ishte edhe veprimi i një tifozi turk, i cili pasi u dënua me 1 vit mospjesëmarrje në stadium, ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të ndjekur ekipin e Denizlisporit.

Tifozi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë me qira një vinç, të cilit i ka kërkuar ta ngjisë mbi lartësinë e stadiumit dhe nga aty po shikonte fitoren 5 -0 të Denizlisporit ndaj Gaziantepsporit, ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë së Dytë, në Turqi.

Tifozi u zbrit nga vinçi dhe largua pas ndërhyrjes së policisë ndërsa pamjet e tij kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Baby Boo