Tifozët shqiptarë e “masakrojnë” Januzajn pas golit në Botëror


Kanë shpërthyer talljet me Adnan Januzaj në rrjetet sociale, pas golit të bukur në fitoren 1-0 të Belgjikës kundër Anglisë.

“Unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu”, kishte thënë Januzaj në ditët e para të Botërorit të Rusisë.

Kjo deklaratë e ish mesfushorit të Manchester United kishte ngjallur reagime të shumta nga ana e tifozëve shqiptarë, të cilët reaguan në mënyra të ndryshme në rrjetet sociale.

Ata e kanë bërë sërish pas golit që shqiptari shënoi në debutim në Botëror, duke u tallur në njëfarë mënyre me Januzajn që publikisht mohoi origjinën shqiptare.

Pjesë e talljeve ishte edhe babai i lojtarit, Abedini, shkruan Gazeta Express.

Reagimet e tifozëve shqiptarë pas golit të Januzajt:

Baby Boo