Tifozët e sulmojnë me monedha trajnerin


Trajneri i skuadrës skoceze Hibernian, Neil Lennon, ka thënë se është goditur me monedha nga tifozët në barazimin pa gola në derbin skocez mes skuadrës së tij dhe Hearts të mërkurën.

Lennon ra për toke pasi goditjeve që mori në fytyrën e tij. Ai ishte duke festuar pas golit të skuadrës së tij, që më pas u anulua, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja ishte e tensionuar, pasi edhe lojtari shqiptar Florian Kamberi mori karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër që kishte bërë ndaj lojtarit të Hearts.

Hearts është në vendin e parë në Premiership me 26 pikë, ndërsa Hibernian në vendin e katërt me 18 pikë.

Baby Boo