Tifozët e Drenicës dalin në rrugë për të ndaluar hyrjen e studentëve serbë në Prekaz (VIDEO)

Në kuadër të Universitetit Veror të Prishtinës, një grup studentësh serbë planifikohej që ta vizitonin Prekazin, vendin historik ku ranë dëshmorë komandant Adem Jashari me familje. Pas paralajmërimit të kësaj vizite, tifozët e Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”, kanë dalë në rrugë për t’i ndalur studentët serbë të futen në këtë memorial.

Madje njëri nga tifozët ka vendosur flamurin e UÇK-së në shpinë. Që nuk do ta lejojnë këtë vizitë, “Shqiponjat e Zeza” kanë treguar edhe mbrëmë vonë. Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë vizitën e tyre në Kompleksin Memorial ku prehen eshtrat e familjarëve dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, që ranë heroikisht në përballje me forcat serbe.