T’i vësh flakën vetes për pëlqime në rrjetet sociale – mjekët lëshojnë alarmin!


T’i vësh vetes zjarrin për të hedhur foto në rrjetet sociale, kjo është sfida e rrezikshme e të rinjve.

Sfida e Zjarrit është mjaft rrezikshme për jetën, por kjo nuk i ndalon të rinjtë, të cilët hedhin alkool në trup dhe më pas i vënë flakën.

E gjithë kjo bëhet për të marrë pëlqime nga ndjekësit e rrjeteve sociale.

Shumë adoleshente janë shtruar në spital dhe kanë pasur nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale.

Sfida lindi në SHBA në vitin 2012, pasi YouTube-ri “1BlazinEagle1“, ngarkoi një video për atë që digjte me flakë fytin e tij. Kjo video mblodhi mbi 100,000 shikime.

Në fakt mjekët lëshojnë alarmin, përcjell gsh.

Ata kanë thënë se e kuptojnë që është një presion mbi të rinjtë për të shtuar pëlqimet në profilet e tyre online, por këto janë gjëra të rrezikshme.

Sipas tyre, këto sfida kanë shumë pasoja. Disa nga pacientet kanë mbetur të shpërfytyruar për gjithë jetën.

Baby Boo