“Ti je i vetmi që kam në këtë jetë!”, mesazhi i nipit dhe vëllait që përlotën doktorin hero (VIDEO)


Qeveria shqiptare në muajin mars të këtij viti shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të parandaluar përhapjen e korona virusit. Në këtë situatë të vështirë heronjtë e vërtetë, ata të cilët ishin në frontin e parë të luftës kunddrejt këtij virusi ishin bluzat e bardha. Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar një nga mjekët infeksionistë më të mirë në Shqipëri, doktorr Tritan Kalo.

Doktorri sëbashku me bluzat e bardha janë kujdesur që të infektuarit me Covid-19 të shërohen dhe t’i rikthehen jetës normale sa më shpejt. Tritani nëpërmjet dijeve dhe eksperiencës së tij si infeksionist gjatë gjithë kësaj periudhe ka dhënë këshilla se si të mbrohemi dhe se si të ulim rrezikun e infektimit nëpërmjet komunikimeve në media dhe profileve të tij personale në rrjetet sociale.

Në studio kishte ardhur nipi i tij, Glediani i cili rrëfeu historinë e jetës e doktorrit, dashurinë dhe rrespektin që kishte për të, si edhe ndihmën që Tritani i kishte dhënë këtë periudhë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.

Baby Boo