T’i japim Ballkanit perspektivë europiane


 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi për rreziqet që sjell braktisja e rendit ndërkombëtar të pasluftës në favor të proteksionizmit, duke shprehur kundërvënien e saj të hapur ndaj qëndrimit të administratës amerikane në këtë çështje.

Merkel tha se ndërsa institucionet si Këshilli i Sigurimit i OKB-së kanë nevojë për reforma, shkatërrimi i tyre “pa krijuar diçka të re” do të ishte “shumë i rrezikshëm” dhe një kërcënim për “rendin tonë paqësor”.

Ajo i bëri komentet në një simpozium politik europian në bazilikën e Manastirit Ottobeuren. Zonja Merkel tha se për të hequr qafe migracionin e paligjshëm dhe kontrabandistët apo trafikantët, “ne duhet t’u japim vendeve afrikane një perspektivë zhvillimi”. “Jam thellësisht e bindur se kjo është e mundur,” tha ajo.

“Për hir të paqes, – tha zonja Merkel, – ne gjithashtu duhet t’u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë e anëtarësimit, edhe pse kjo është e ndërlikuar.”

“Kur ndonjëherë lexoj raportet e agjencive tona mbi çështjen e korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe unë shqetësohem,” tha kancelarja gjermane. “Por kur mendon se çfarë lufte ka patur atje pak kohë më parë dhe sa e brishtë është situata, atëherë është në interesin tonë strategjik t’u japim këtyre vendeve një perspektivë evropiane, edhe pse përsëri kjo do të kërkojë një numër vitesh,” tha ajo.

Baby Boo