Thyhet dhe futet në qese memoriali turk te Kodrat e Liqenit në Tiranë (VIDEO)


hyhet memoriali turk që është vendosur te Kodrat e Liqenit në kryeqytetin shqiptar. Shqiptarja.com dhe Report Tv sjellin pamjet e memorialit që është dëmtuar në orët e para të ditës së sotme.

Memoriali është thyer në pjesën e majtë me sende të forta, ndërsa në pamjet e publikuara duket një qese e zezë në të cilën autori ka futur copën që dëmtoi. Sipas policisë që rrethoi zonën dhe mbuloi memorialin bëhet fjalë për një person që ka vepruar i vetëm.

“Në orët e para të mëngjesit, tek parku i Liqenit të Thatë, një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ky është sulmi i dytë kundër memorialit, pasi në 11 gusht persona ende të paidentifikuar hodhën mbi të letër higjenike dhe sende të tjera në simbol të refuzimit, ndërsa në 20 gusht pati një protestë nga shoqëria civile.

Memoriali u vendos në Kodrat e Liqenit në datë 15 Korrik për viktimat e atij që u cilësua si grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi. Vendosja e memorialit solli reagime dhe debate të shumta në Shqipëri kundër tij, ndërsa në orët e para të ditës së sotme u sulmua sërish.

Baby Boo