Thyejini telefonat dhe rrisni fëmijët tuaj! Mos t’iu vijë aspak keq për lekët e shpenzuara


Thyejini celularët tuaj. Më dëgjoni mua. Mos t’iu vijë aspak keq për lekët e shpenzuara. Do të ketë më shumë vlerë. Thyejini sepse vetëm kështu do të kuptoni se sa vend kanë zënë ato tek ju. E di që do ju duket një budallallëk me brirë, por jo, është një vepër me mend.

Unë nuk e theva vetë, por po ta kisha ditur se çfarë të mirash sillte, do ta kisha thyer me dy duar. Rastësisht më ra në tokë dhe filloi të digjej ngadalë ekrani. Sa më shumë nxihej ekrani, aq më shumë kohë kisha për t’u marrë me gjëra të tjera më të rëndësishme. Së pari nuk kisha kohë të futesha në Instagram për të hedhur një story, apo të futesha në Facebook për të parë thashethemet e ditës. Duhej të njoftoja njerëzit e afërm, që mos bëheshin merak. Thjesht me ishte djegur ekrani.

Së dyti, duhet të spostoja ikonat më të rëndësishme, si kontaktet, dhe të lija në pjesën e errët Facbook e Intagramin. Së treti, bashkëbisedova me tim shoq me vëmendje të plotë, pa ndërhyrje selfiesh dhe ndonjë kalim të shpejtë në Instagram.

Një ditë ishte keqardhja për telefonin, për të cilin kushtonte më tepër riparimi sesa çmimi fillesat që e kisha. Nuk i kam lukset për të blerë një të ri, por u them dhe atyre që i kanë, thyejini e mos i riparoni kot! Merrni një Nokia të thjeshtë. Mos t’iu duket qesharake.

Unë ashtu do të bëj. E dini pse?! Sepse fill ditën e dytë, arrita të kuptoj se sa e lirë isha për t’u marrë me tim bir, me tim shoq, e me detyrat shtëpiake. Një pjese e juaja mund të më etiketojë si një shtëpiake të papunë.

Rritja e një fëmije është një profesion më vete. Ti je edukatorja e vetë fëmijës tënd dhe procesi i mësimdhënies është më i vështirë. Ti je e punësuar me kohë te plotë, dhe shikon rezultatin e arritur në kohë reale. Gjithsesi, kam përshtypjen që edhe punonjësit e që shkojnë çdo ditë në punë, mund ta gjejnë veten këtu tek unë.

Dashur pa dashur ,edhe pse mund të kenë orë pa parë familjen, në vend që të merrem me dhënien e dashurisë për fëmijën, bashkëshortin/en merren me postimet që ka bërë filani. Ndodh kështu sepse është varësi. Ti bëhesh i varur dhe duhet të shkundesh njëherë e mirë që të reagosh. Vlerësojini më shumë gjërat parësore në jetë. Varësia nga rrjetet sociale është një nga sëmundjet e rënda të ditëve të sotme.

Por, kjo varësi nuk të prek vetëm ty si individ. Përveç teje, edhe familjen tënde. Nuk arrin ta kuptosh. Të duhet një shenjë, një thyerje padashje e telefonit, që të arrish në konkluzionin, që telefoni duhet thyer me dashje. Bëjeni këtë për të kuptuar hapësirën që ka zënë tek ju. Bëni një periudhë pushimi. Do të ndiheni të qetë dhe të dobishëm. Mania për të treguar gjithçka që ndodh në jetën tuaj, është një trend i cili nuk ju sjell asgjë me vlerë. Thjesht bëheni një burim për të qenë thashethemi i ditës.

Shiteni si të pasur, ndërkohë që jeta juaj është diçka më e thjeshtë se aq. Zbukurimet me anë të opsioneve, për të gënjyer veten se sa të bukur jeni, kur në fakt njeriu u krijuar nuk jeni ju.

Jepini vlerë familjes! Vetëm ajo është besnikja juaj e përjetshme. Ajo ju njeh, ajo ju qëndron në ditë të vështira e të mira. Mos bëni një jete imagjinare si instagramse, me filtra dhe me ekzagjerime të tepërta. Une e kam bërë, por dua të shkoj me pushime. Dua të pushoj në shtëpinë time të ngrohtë. Pushimet kushtojnë vetëm një thyerje telefoni. Gjithçka është e përfshirë në çmim. Ultra all inclusiv, për pushimet më të bukura e më të paqta të jetës suaj. Nga Riviera Lashi

Baby Boo