Thirje në rrjet: Referendum për ndryshimin e emrit të Kosovës, të quhet Dardani


Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë duket se po krijon një precedent për shtetet e tjera që janë të “pakënaqura” me emrin të kërkojnë të njëjtën gjë.

Pas kthimit të emrit nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, qindra qytetarë në rrjetet sociale po bëjnë thirrje për ndryshimin e emrit të Kosovës, me argumentin se është një emër i vendosur nga serbët, me qëllim fshehjen e identitetit të lashtë shqiptar të këtyre trojeve.

Një prej mbështetësve për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani, siç është quajtur në lashtësi, është edhe historiania Elena Kocaqi. Ajo shpjegon arsyet pse një gjë e tillë duhet të ndodhë, ndërsa ka marrë përkrahjen e qindra shqiptarëve.

Duket se në Ballkan, dikur i quajtur Gadishulli Ilirik, sot çdo gjë është e mundur. Pas ndryshimit të emrit të Maqedonisë, po flitet për ndryshime të kufijve mes Serbisë e Kosovës, së fundmi edhe mes Shqipërisë e Greqisë, raporton Newsbomb.al

Ja si e shpjegon historiania Kocaqi, pse një ndryshim i emrit të Kosovës është i nevojshëm:

Baby Boo