Thimonier: BE do të reagojë për Gruevskin, por jo në mënyrë emocionale


Ambasadori i Francës në Shkup, Christian Thimonier për 1TV deklaroi se është takuar me Nikolla Gruevskin para një periudhe të shkurtër para se ish-kryeministri të kërkojë azil në Hungari, ku ka marrë edhe azil. Diplomati thotë se Gruevski është konsultuar edhe me atë për çështjet gjyqësore.

“Unë u pash me atë para disa javëve dhe nuk mora përshtypjen se bëhet fjalë për dikë që dëshion të shmanget nga përgjegjësia e tij dhe i ndjekja deklaratat inkurajuese për shkak se është e drejtë e tij edhe në rrezik të burgut dikush që dëshiron të mbështes mos ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. Do të doja të them se e gjithë kjo është e habitshme dhe ju shihni një ish-politikan përgjegjësi për të ushtruar presion ndaj pasuesve të tij për t’u rezistuar dhe dhe më pastaj të ikë nga përgjegjësia. Biseduam për gjendjen e tij, për vështirësitë për të cilat ai mendonte se do të ballafaqohet në proces gjyqësor”, tha Thimonier.

Ai kritikoi institucionet e Maqedonisë duke e cilësuar dhe vlerësuar veprimin e tyre si dështim.

“Isha i befasuar ashti siç ishte i befasuar edhe opinioni se dikush mund të arratiset nga vendi duke marrë parasysh shumë aktakuza pa cekur se policia ju ka ruajtur. Pyetja e vërtetë është se si ka arritur të arratiset nga vendi, por gjithashtu pyetje është se si është gjetur në territorin e BE-së”, deklaroi Thimonier.

Thimonier shtoi se BE-ja do të veprojë në mënyrë sistematike për këtë problem po jo edhe emocionalisht.

Baby Boo