Theret me thikë një avokat në qendër të Prishtinës (Foto)


Avokati Arlind Jupolli është therur me thikë, të premten, në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të kësaj dite, në sheshin “Nënë Tereza”.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Gjendja e tij mësohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta Express mëson se motiv i therjes dyshohet të jetë një konflikt i mëhershëm mes viktimës me të dyshuarin, i cili ende nuk është kapur nga policia. /GazetaExpress/.

Arlind Jupolli

 

Baby Boo