The Washington Post: Thaçi premton heqjen e taksës ndaj Serbisë


“Nën presionin presidentit Donald Trump, në një ceremoni paqeje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi, është zotuar të marrë një hap të madh drejt zgjidhjes së problemit në rritje ndaj rivalit ballkanik, Serbisë”.

Kështu ka nisur shkrimi i gazetës së njohur The Washington Post, në të cilën shkruhet se Presidenti Trump ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj krerëve të Serbisë dhe Kosovës, për ta zgjidhur problemin shumë vjeçar, percjell Fakte.

“Derisa dhjetë vitet e armiqësisë rrezikojnë të kthehen në konflikt të armatosur dhe teksa administrata e tij është duke e përdorur një kanal të pazbuluar më parë për uljen e tensioneve me Serbinë, e mbështetur prej Rusisë”, shkruan gazeta.

Sipas kësaj gazete, Presidenti Thaçi bëri muajin dhjetor kishte bërë një udhëtim të pa-raportuar diplomatik në Berlin, në të cilën ishte takuar me ambasadorin e SHBA-së, Richard Grenell, një person mjaft i afërt me Trumpin. Thaçi ishte zotuar se do të kthente kursin për tarifat e vendosura ndaj mallrave serbe.

Të premten, përmes emailit, Thaçi, për The Washington Post, ka thënë se “është i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë është e hapur për Kosovën”.

“Po, tarifat janë një masë e jashtëzakonshme”, tha Thaçi, duke theksuar se gatishmëria e palës kosovare për ta larguar taksën ekziston.

“Kjo bëhet një zgjidhje e fortë nëse ne ndjejmë mbështetje dhe udhëzime nga partnerët tanë për këtë”, ka thënë Thaçi”, tha Thaçi.

Pikëpamja e Thaçit, e cila nuk është raportuar më parë, vjen në një kohë rreziku politik dhe kur zërat nacionalistë janë zgjuar, përcjell Telegrafi.

“Ai nuk mund t’i ndryshojë tarifat e vendosura nga Qeveria, derisa përballet me kundërshtim të brendshëm nga kryeministri i Kosovës, një rival i tij politik”, shkruan më tej gazeta amerikane.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë veprimin e tij si një hap të parë drejt ndalimit të një përshkallëzimi gjatë dy muajve të fundit dhe potencialisht kthimit prapa në atë që duket të jetë përpjekja më e frytshme përgjatë një dekade drejt një marrëveshje përfundimtare të paqes.

“Miqtë e Kosovës dhe unë ndajmë një kuptim të qartë dhe të gjallë për sfidën e madhe që kemi para nesh në drejtim të bërjes së asaj që ne jemi të thirrur të bëjmë nga ndërgjegjja jonë dhe nga detyrimi ynë historik – për ta bërë paqen e mundur dhe të qëndrueshme”, tha Thaçi tha.

Ndërkaq, Trump muajin e kaluar u dërgoi letra veç e veç, Thaçit e Vuçiqit, duke u kërkuar atyre të kthehen në bisedimet e paqes dhe duke ofruar mundësinë e një ftese të përbashkët të Shtëpisë së Bardhë.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë nuk e ka diskutuar gjerësisht përhapjen, Thaçi dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kishin publikuar letrat e presidentit Trump.

Baby Boo