“The Guardian” shkruan për panikun në Kosovë pas ndaljes së pajisjeve për kriptovaluta


Prestigjozja “The Guardian” ka shkruar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar pajisjet që prodhojnë kriptovaluta në Kosovë, e që sipas saj ka ngjallur një panik tek të gjithë kosovarët që janë marrë me këtë vepritari.

Në shkrim thuhet se nga Facebook në Telegram, postimet e reja në grupet e kriptovalutave online të rajonit u dominuan nga kosovarët e tronditur që përpiqeshin të shesin pajisjet e tyre, shpesh me çmime të ulëta.

“Ka shumë panik dhe ata po i shesin ato ose po përpiqen ta transferojnë në vendet fqinje,” i tha cryptoKapo “The Guardian”, një investitor dhe administrator i disa prej komuniteteve më të mëdha të kriptovalutve në rajon.
Shkrimi vë në pah vendimin e Qeverisë për të ndaluar këtë aktivitet, si pasojë e krizës së energjisë me të cilën po përballet vendi, duke theksuar se kishte një numër të madh të kosovarëve të cilët po merreshin me këtë veprimtari, ndërsa permend Kosovën si një prej vendeve më të varfëra në Evropë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Veprimi i furishëm i mediave sociale pasoi nga një njoftim në fund të vitit 2021 nga Qeveria e Kosovës për një ndalim të menjëhershëm, megjithëse të përkohshëm, të të gjitha aktiviteteve të minierave të kriptovalutave, si pjesë e masave emergjente për të lehtësuar një krizë të dëmshme energjetike”.

“Nxitja për të hyrë në lojën e minierave në Kosovë, një nga vendet më të varfra të Evropës, është e qartë. Kriptomonedha aktualisht tregtohet me më shumë se 31,500 £ për bitcoin, ndërsa Kosova ka çmimet më të lira të energjisë në Evropë pjesërisht për shkak të më shumë se 90% të prodhimit vendas të energjisë vjen nga djegia e rezervave të pasura të vendit të linjitit, një qymyr me cilësi të ulët”, shkruan The Guardian.

Sipas saj, kohët e mira duket se kanë mbaruar – të paktën tani për tani – dhe zhvillimet në Kosovë nxjerrin në pah një nga pyetjet e mëdha për të ardhmen e bitcoin dhe monedhave të tjera të tilla dixhitale, ku gjithashtu përmendet se policia tashmë ka sekuestruar qindra pajisje të tilla që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës.

Baby Boo