Thaçi viziton Ujmanin me njësi speciale, për ta lënë në hije protestën kundër tij


Presidenca kishte bërë gjatë ditës një njoftim për media, duke thënë se Thaçi në orën 14:00, madje pikërisht në kohën kur ka nisur protesta e Vetëvendosjes kundër tij, do të mbajë një fjalim në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, njofton Gazeta Express.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse Thaçi është në veri, në Ujman, në një vizitë të paparalajmëruar. Por KTV-ja ka siguruar pamje që tregojnë se atje është këshilltari i afërt i Thaçit, Ardian Arifi.

Zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës vazhdon të mbeten të paqasshëm. Të fikur, telefonin e tij e ka edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj./Pacensure

Baby Boo