Thaçi u kthehet ashpër krerëve serb: Nuk kam marrë e as nuk marr leje nga askush për të vizituar Ujmanin


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli të dielën në një konferencë për media rreth vizitës së tij në veri të vendit.

Ai tha se Kosova është shtet i lirë, një dhe unik, demokratik e multietnik, ku liria e lëvizjes është e garantuar për të gjithë qytetarët pavarësisht vështirësive të natyrave të ndryshme.

Lidhur me deklaratat e zyrtarëve të Listës Serbe dhe të Beogradit se nuk do të lejojnë shkuarjen e tij në veri, Thaçi tha se do ta vizitojë sa herë ta shohë të nevojshme të shkojë në këtë pjesë të vendit.

Sipas tij, vizita e djeshme në veri të vendit ishte shumë transparente, ani pse nuk e kishte paralajmëruar dhe në kohën e njëjtë kur ishte në veri ishte planifikuar të qëndronte në FSK.

“Kosova është shtet i lirë, një dhe unik, demokratik, multietnik në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për të gjithë qytetarët kudo pavarësisht vështirëve teknike që mund të paraqiten aktualisht. Dje sikurse herët tjera vizitova veriun dhe do t’i vizitoj sa herë që e shoh të nevojshme në agjendën time. Kurrë s’kam marrë leje as kurrë s’do të marrë për diçka të tillë. Ka qenë shumë vizitë transparente. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të lëvizin lirë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në një konferencë për media duke shtuar se leje për të vizituar veriun duhet të kërkojnë “vizitorët nga Serbia”.

Këtë deklaratë Thaçi e bëri pas vizitës që pati gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Bërnjak dhe te Liqeni i Ujmanit./Telegrafi

Baby Boo