Thaçi thotë se duhet marrëveshje e shpejt me Serbinë në të kundërtën humbin të gjithë


Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për progresin e dialogut ndërmjet dy vendeve. Në konferencën për shtyp që po mbahet në kuadër të forumit në Alpbach të Austrisë,Vuçiq tha se nuk mund të flasë rreth detajeve se a janë afër apo larg marrëveshjes finale. Ndërsa, Thaçi tha se negociatat me Vuçiqin janë të vështira, por e përbashkëta e tyre është se duan të sjellin paqe mes dy vendeve.

“Për fazën finale të dialogur duhet të jemi më të shpejt. Natyrisht dialogu dhe negociatat për paqe mes Kosovës dhe Serbisë janë të vështira, me Aleksander Vuciqin. Kjo nuk është sekret kemi ndryshime të thella mbi pajtueshmërinë. Por kemi edhe të përbashkëta për të sjëllë marrëveshjen e paqes mes serbëve dhe kosovarëve”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Më tej ai tha se nëse arrihet marrëveshja do të jetë historike. Por në rast se nuk arrihet nuk do të jetë mirë as për Kosovën, as për Serbinë e as për Ballkanin.

“Është më mirë tash se më vonë. Sepse do të lëvizim më shpejt”, tha Thaçi.

“Shpresojmë që BE do ta mbështesë marrëveshjen dhe të bëjë thirrje te të gjithë që të mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

“As demarkacioni me Malin e Zi nuk ishte i lehtë, tri vjet kohë. Por, të gjithë në parlament kemi qenë të lumtur pas votimit të arritjes së marrëveshjes dhe e patëm përkrahjen e të gjithëve”, përfundoi Thaçi.

Edhe Vuciq tha se duhet të gjendet sa më shpejt zgjidhja për fazën përfundimtare të dialogut sepse është në të mirën dy e popujve.

Baby Boo