Thaçi: Tentim sulmi ndaj Buzhalës është i papranueshëm në shoqërinë tonë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas tentim sulmit ndaj drejtorit të Gazetës Express dhe Televizonit 7. Thaçi thotë se një gjest i tillë është i pa pranueshëm në shoqërinë tonë.

“Tentim sulmi kundër drejtorit të “Gazetës Express”, Berat Buzhala, është i papranueshëm në shoqërinë tonë”, shkruan Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se liria e shprehjes është përcaktëuese për zhvillimin e demokracisë.

“Shteti demokratik i Kosovës është ndërtuar mbi të drejtat e njeriut, ku liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, liderët institucionalë dhe politikë që të distancohen prej akteve të tilla”, përfundon presidenti.

Baby Boo