Thaçi takon Veselin menjëherë pas takimit me Presidentin, kush e bëri foton kësaj radhe?!


Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi sot ka takuar kreun e PDK-së Kadri Veselin, menjëherë pas takimit që bëri me Presidentin e Kosoves Hashim Thaçin.

“Në Prishtinë, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi pati takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z. Kadri Veselin. Kryetari Menduh Thaçi dhe kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli biseduan për situatën aktuale politike në rajon me theks të veçantë për zgjedhjet e 12 prillit të këtij viti që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Vizitat e Thaçit në Kosovë janë shpeshtuar në kohën e parafushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni.

Për dallim nga takimi me Presidentin Thaçi, ku shihej në reflektim të xhamit Baton Haxhiu duke shkrepur foton, kësaj radhe fotografi është treguar më i kujdesshëm pasi që ka shmang reflektimin dhe nuk dihet se kush e ka bërë foton.

Baby Boo