Thaçi: Si zëvendëskryeministër do të vendos veto te buxheti i shtetit


Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, bashkë me kandidatin për deputet Zemri Asanin, në kuadër të fushatës për Zgjedhjet Parlamentare 2020, kanë vizituar fshatrat Urviç, Novosellë, Rakovec, Zherovjan dhe Siniçan në rajonin e Tetovës.

Para banorëve të Siniçanit, Thaçi tregoi planin për luftën ndaj pasojave ekonomike që do të vijnë nga pandemia, e kjo nëse ai bëhet zëvendëskryeministër në qeverinë e ardhshme.

“E kam vendosur që me pozitën e zëvendëskryeministrit, ditën e parë, veton do ta vendos te buxheti i shtetit për arsye të mbrojtjes së shëndetit të popullit tim; dhe unë në 30 ditët e para, po të ma jep Zoti dhe vetë populli atë mbështetje, 24 orë do të merrem me forcimin e shëndetësisë të institucioneve dhe infrastrukturës së shëndetësisë aty ku jetojnë shqiptarët, prej në Strugë e deri në Kumanovë. Jo me llafe, por me miliona që duhet të merren prej buxhetit të shtetit dhe sistemi ynë i shëndetësisë të përmirësohet”, tha Thaçi para banorëve të Siniçanit.

Prioriteti i dytë i Thaçit, siç tregoi, është të gjithë atyre që do t’i emërojë si drejtues institucionesh do t’u kërkojë pasqyrë për secilën familje shqiptare, që më pas ajo familje që nuk ka asnjë të ardhur, me urgjencë t’u jepet ndihmë sociale prej 100 eurove brenda muajit.

Baby Boo